LDK mund të shkaktojë bllokadë institucionale
Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 15 May 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës, mund ta shndërroj çështjen e prishjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike, në kauzë për bllokadë institucionale. Kështu besojnë politikologët, duke shtuar se nëse nuk e njohin edhe presidentin, Hashim Thaçi, ata nuk është nevoja të marrin pjesë në zgjedhje të caktuara nga ky president. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vendosi 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, pas konsultimit me partitë politike. Aty nuk ishte edhe LDK-ja, që asokohe nënshkroi me Thaçin partneritetin për qeverisje, për ta bërë më pas edhe president.
Politologu Leon Duhanaj në një prononcim për arbresh.info ka thënë se nëse analizohet mënyra e sjelljes politike LDK mund ta shndërroj çështjen e prishjes së marrëveshjes në kauzë për bllokadë institucionale.
“Mund të ndodhë që edhe LDK ta shndërroj këtë çështjen e prishjes së marrëveshjes në kauzë për bllokadë institucionale. Natyrisht që nëse shohim si e bllokuan partitë opozitare jetën politike për me shumë se dy vite, duke mos poseduar as gjysmën e kapaciteteve të cilat i posedon LDK, mund të jetë një brengë që bllokada mund edhe të vije dhe të paralizoj zhvillimet.”
Mirëpo sipas Duhanaj meqenëse LDK është parti institucionaliste nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. Ai nuk beson që ata do t’i përdorin praktikat e opozitarëve në legjislaturën e fundit për ta shantazhuar shtetin.
“Presidenca është organ kushtetues dhe Presidenti është zgjedhur në bazë të udhëzimeve kushtetuese. Në këtë kontekst, nëse LDK, vendosë ta bojkotoj, atëherë do të shkelte mbi parimet e veta në radhë të parë, e me pastaj edhe mbi ato kushtetuese. Andaj duhet që LDK do t’i lë inatet anash dhe të koncentrohet ne reforma të brendshme,” ka thënë Duhanaj.
Analisti Imer Mushkolaj për arbresh.info ka thënë se deklaratat e zyrtarëve të LDK-së që nuk e njohin Thaçin si president janë deklarata mllefi.
“Nënkryetari Agim Veliu ka thënë se ky nuk është një qëndrim i partisë. Të zhgënjyer, zyrtarë të LDK-së mund të japin deklarata të tilla, që nuk e njohin tash president Thaçin që vetë e votuan. Janë deklarata mllefi. Por, nëse vërtet ata nuk e njohin Thaçin president, atëherë le t’i bojkotojnë zgjedhjet e 11 qershorit të shpallura nga ai. Varet shumë nga rezultatet e zgjedhjeve nëse do të kemi sërish një ngërç politik,” theksoi ai.
Ndërsa sipas Faik Krasniqit, njohës i çështjeve politike, LDK po luan lojë për t’iu hakmarrë PDK-së, dhe këtë vlerëson se po e bëjnë për t’u arsyetuar para elektoratit të saj të tradhtuar.
“Nuk është hera e parë që kjo parti tregon dyfytyrësi. Për çdo marrëveshje që është nënshkruar nga këto Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, fatura do t’u shkojë këtyre dy partive që kanë bashkë qeverisur”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.
Sipas tij Isa Mustafa nuk mund të bllokojë asgjë, nuk ka të drejtë dhe nuk mund të shkaktojë ngërç politik.
“Ajo parti që i fiton zgjedhjet, ajo parti ka të drejtë ta formojë edhe Qeverinë. Pastaj varet çdo gjë nga kalkulimet e partive politike për formimin e Qeverisë”, theksoi Krasniqi.
Pavarësisht deklarimeve se nuk njohin rezultatet politike të koalicionit me PDK-në, ditë më parë zyrtarë të LDK-së konfirmuan për portalin arbresh.info që nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme të shpallura nga presidenti Thaçi.
Të tjera
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...