Lajme

Erdogan, Vuçiqit: Ne Serbinë e konsiderojmë fqinje!

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 13 May 2017

Kryeministri në largim serb, Aleksandr Vuçiq është takuar në Pekin me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Dy liderët e shteteve diskutuan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe situatën në rajon.

Presidenti turk e cilësoi Serbinë si një faktor me rëndësi për stabilitetin në rajon, dhe i quajti si fqinjë.

-Advertisement-

“Serbia është shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon, ne i konsiderojmë fqinjë serbët. Kemi raporte shumë të mira, dhe besoj se këto raporte do të zgjerohen”, ka thënë Erdogan, raporton tanjug.

Kujtojmë se pikërisht Erdogan, i dërgoi ftesë zyrtare Vuçiqit që ta vizitojë Turqinë pasi triumfoi në zgjedhjet presidenciale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera