Lajme

Mori pjesë në sulmin në Kuvend, shkarkohet drejtori i shkollës në Tetovë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 11 May 2017

Aleksandar Baçevski, drejtor i shkollës së mesme bujqësore në Tetovë, është shkarkuar nga detyra për shkak se ka marrë pjesë në sulmin ndaj deputetëve në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar drejtori i arsimit në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi, përcjell “Telegraf”.

“Po, po është shkarkuar nga detyra. Edhe komuna do të publikojë njoftimin e saj”, ka thënë Qazimi.

-Advertisement-

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të sulmit ndaj deputetëve në Kuvend dhe gjetjen e autorëve. Deri më tani janë shkarkuar nga detyra 6 efektivë policie. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera