Shëndetësi

Njerëzit që mezi zgjohen në mëngjes janë më inteligjentë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 11 May 2017

Njerëzit që e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes shpesh quhen përtacë ose etiketohen si njerëz të padiciplinuar.

Por, nëse jeni njëri nga këta njerëz, shkenca ka disa lajme të mira për ju: Ju jeni më inteligjent, më kreativ dhe më të lumtur sesa ata të cilët çohen nga shtrati me alarmin e parë në mëngjes.

Studimi britanik e lidhë dremitjen (një sy gjumë) me kreativitetin, inteligjencën dhe shpirtin e pavarur, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Autorët Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina argumentojnë se jemi shumë më të adoptuar ndaj jetës (dhe gjumit) sesa paraardhësit tanë – që nënkupton zgjimin nga gjumi herët dhe shkuarjen në shtrat herët – dhe të jesh i adoptueshëm ndaj jetës moderne është një shenjë e inteligjencës.

Kjo nënkupton se nëse mësohemi t’i dëgjojmë nevojat e trupit tonë dhe jo rregullat e shpejta dhe të vështira të jetës sonë, kemi më shumë gjasa të ndjekim pasionin tonë dhe të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve tona.

Eh krejt kjo na bën më kreativ dhe më të pavarur – dhe gjithashtu më të lumtur. Kjo është zbuluar nga studimi i Universitetit të Southampton-it që krahasoi rrethanat socioekonomike të 1229 burrave dhe grave.

Për fat të keq, kjo nuk nënkupton se duhet të kalojmë gjithë kohën në shtrat. Përderisa ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë më të lumtur dhe më të mençur, ka edhe disa rreziqe nga qëndrimi i gjatë në shtrat.

Njerëzit që kalojnë 12 orë ose më shumë në shtrat është treguar se kanë rrezik më të madh nga vdekja e papritur. Kështu, shtyjeni alarmin dhe mos u brengosni për të.

Vetëm sigurohuni që të shkoni në shtrat pak më vonë. Në këtë mënyrë ju do të keni edhe kohë t’i përfundoni të gjitha projektet kreative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera