Lajme

Drejtori nga Tetova, në mesin e sulmuesve të Selës dhe Zaevit?! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 11 May 2017

Lidhur me ngjarjet e përgjakshme që ndodhën me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup janë marrë masat dhe po bëhen edhe hapa konkretë në identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

CentarNews ka publikuar fotografi të të dyshuarve të dhunshëm, për të cilët policia është vënë në kërkim dhe ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tyre

Për identifikimin më të lehtë dhe më shpejt fotot janë shpërndarë në të gjitha stacionet policore, ndërsa MPB-ja do të arrestojë të gjithë ata që kanë hyrë në Kuvend. Janë identifikuar 245 dhunues, por çdo ditë po identifikohen persona të tjerë.

-Advertisement-

Në mesin e tyre është identifikuar edhe drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale ‘Mosha Pijade” në Tetovë, Aleksandër Baçevski, i njohur për skandalin kur dënoi vetëm profesorët shqiptarë, e asnjë maqedonas.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera