Lajme

Arrestohet djali i biznesmenit të ekzekutuar 4 vite më parë/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 11 May 2017

Ditën e sotme në Lezhë u gjetën 9 mina me telekomandë ku njëri nga të arrestuarit e grupit kriminal është djali i një biznesmeni ndërtimesh, i ekzekutuar në vitin 2013-të.

Stavro Kotorri 18 vjeç është arrestuar sot bashkë me një të ri tjetër teksa transportonin një çantë me nëntë mina me telekomandë, është djali i Hikmet Kotorrit që u vra 4 vite më parë në Tiranë.

4 vite më parë biznesmeni i ndërtimit u ekzekutua në oborrin e pallatit të tij në rrugën “Besnik Sykja” vitin 2013 me 7 plumba, ndërsa ka qenë duke folur në telefon me një mikun e tij nga Kukësi.

-Advertisement-

Policia dyshon se atentatorët ishin tre persona që i kishin zënë pritë, por ndonëse ka pasur disa pista ngjarja mbetet ende e pazbardhur.

Dyshimet e grupit hetimor, por edhe të familjarëve të Hikmet Kotorrit, lidhen me një konflikt 5-vjeçar që 44-vjeçari kishte për një pronë (godinë e vjetër) pranë Ambasadës Amerikane, shkruan BW.

Dyshimet kryesore u orientuan tek dy vëllezër nga Kukësi, pronarë lokalesh e kazinosh, me të cilët Kotorri nuk kishte rënë në ujdi për ndërtimin e një pallati, te Rruga e Elbasanit. Por ndërsa policia nuk ka arritur të gjejë prova mbetet ende enigmë motivi i ngjarjes, ashtu edhe autorët. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera