Lajme

Bulliqi: Koalicioni PDK-LDK nuk i ka votat për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 06 May 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, edhe më tutje mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij, sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Bulliqi, beson se koalicioni PDK-LDK, nuk i ka pasur votat për ratifikimin të demarkacionit që pothuajse dy vite, dhe nuk i ka as tash.

“Unë besoj se nuk i ka pasur që pothuajse dy vite dhe nuk i ka as tash. Shpresoj që mos t’i ketë as në të ardhmen, pasi që besoj si shumë të tjerë se ajo marrëveshje e dëmton tërësinë territoriale të Kosovës. Shpresoj qe loja politike mision dhe demarkacion brenda dy ditësh mos tu shkaktoj presion e konfuzion deputetëve, sepse mandatet e deputetëve dhe qeverive vijnë e shkojnë, ndërsa që territori nga i cili hiqet dorë njëherë më nuk kthehet. Gjithçka i mbetet historisë, ndërsa pasojat e veprimeve/votimeve tona na përcjellin”, tha Bulliqi në një intervistë për Kosova Info.

-Advertisement-

Deputeti Bullliqi, ka folur edhe për mosrealizimin e liberalizimit të vizave, ku fajtor që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan që nuk lëvizin lirshëm në Evropë, e ka Hashim Thaçi.

“Nuk e di se si do te ecin gjerat javët në vijim, por mos realizimin e liberalizimit të vizave kryemeritori është Hashim Thaçi. Ai këtë gjë e ka premtuar nëse nuk gaboj prej vitit 2010, bile na premtonte brenda 15 muajve”, ka theksuar deputeti Bulliqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera