Lajme

Vllasi: Koalicioni i ri së paku me tri parti shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 06 May 2017

Ish-funksionari i lartë i Kosovës, avokati dhe opinionisti Azem Vllasi deklaron se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, koalicioni i ri paszgjedhor, duhet ndërtuar së paku nga tre parti shqiptare në parlament, plus pakicat.

I ftuar në ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Vllasi është shprehur se pas zgjedhjeve eventuale as PDK-së e as LDK-së nuk do t’u kishte konvenuar mbajtja ose ndërtimi i formulës së tanishme.

“Një ri-rreshtimi i ri do të ishte i mirë me së paku tri parti shqiptare, plus minoritetet. AAK dhe Nisma e pse jo edhe AKR me ta, janë serioz, janë partner të denjë për qeverisje, kuptohet pa Vetëvendosjen, meqë ata janë mohues të çdo gjëje në këtë shtet”, është shprehur Vllasi.

-Advertisement-

I pyetur se cilën nga partitë e mëdha e sheh favorite pas zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, ish-funksionari i lartë i Kosovës, Azem Vllasi ka deklaruar se gjasat më të mëdha i ka PDK.

“PDK-ja e ka elektoratin e vet kompakt dhe të disiplinuar. LDK-ja mbanë ato vlerat tradicionale, por nisur nga këto dhe shumë faktorë të tjerë, rezultati sa i përket PDK LDK edhe pas zgjedhjeve do ishte njëjtë sikur ky i fundit”, ka përfunduar Vllasi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera