Lajme

Koreja e Veriut: Nëse shpërthen lufta, ky është vendi i parë që do godasim më armë bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 04 May 2017

Nëse Gadishulli Korean përfshihet nga një konflikt i armatosur, Japonia do të jetë e para që do të vuajë pasojat politike dhe bërthamore, ka kërcënuar sot Koreja e Veriut fqinjin e saj, raporton ‘Reuters’.

“Në rast se shpërthen lufta bërthamore në gadishull, Japonia do të jetë e parë që do përfshihet nga retë radioaktive” tha gazeta shtetërore e Koresë së Veriut, e kontrolluar nga Kim Jong-un, shkruan syri.net. Gazeta i kujtoi Tokios përvojën e saj të mëparshme me armët duke deklaruar se vendi do të bëhet shënjestra e sulmeve bërthamore të Koresë së Veriut.

“Në qoftë se Japonia është me të vërtetë e shqetësuar për interesat e saj, duhet të bëjë përpjekjet e duhura për zgjidhjen paqësore të konfliktit në gadishull,” shkruan gazeta.

-Advertisement-

“Si vendi i parë në botë që u godit me bomba bërthamore(Hiroshima) Japonia e di më mirë se të tjerët sa e tmerrshme është kjo katastrofë, sqaronte shteti diktatorial.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera