Lajme

Shpërthim në një minierë në Iran, 50 të bllokuar

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 03 May 2017

Më shumë se 50 minatorë janë bllokuar në një minierë në Iran pas një shpërthimi, raportojnë mediat shtetërore.

Shpërthimi ndodhi në minierën Zemestqan-Yurt në provincën Golestan në veri të vendit, transmeton Express.

Raportohet se dy persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar.

-Advertisement-

Një zëdhënës i emergjencës iraniane ka thënë se 16 persona ia kanë dalë të ikin nga miniera.

Raportohet se incidenti mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i gazit, mbase teksa dikush kishte tentuar ta ndizte kamionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera