Lajme

Kina: SHBA-Koreja Veriore të vendosin kontakte

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 02 May 2017

Kina i ka bërë thirrje SHBA-ve dhe Koresë Veriore që “sa më parë” të vendosin kontakte, për të shmangur eskalimin e tensioneve për shkak të programit nuklear të Pjong-jangut.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se në të ardhmen mund të takohet me liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un.

Trump tha për Bloomberg se do të ishte nder të takohet me Kim Jong Un, “nëse krijohen kushtet”.

-Advertisement-

Geng tha se Uashingtoni dhe Pjong-jangu duhet që të ndërmarrin veprime konkrete drejt paqes.

Kina u ka bërë thirrje të dyja palëve që të heqin dorë nga qëndrimet konfliktuoze, në hendekun e tensioneve në Gadishullin Korean për shkak të testeve raketore të Koresë Veriore dhe vendosjes së sistemit mbrojtës raketor amerikan në Korenë Jugore,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera