Lajme

Ilir Meta president, gazeta greke “Kathimerini”: Athina ndihet e lehtësuar, Rama armiqësor

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 02 May 2017

“Kathimerini”, një nga mediat më të njohura në Greqi shkruan se Athina po vëzhgon me kujdes zhvillimet e fundit në rajon siç janë ato në Maqedoni, por edhe në Shqipëri.

Media greke shkruan edhe për zgjedhjen e Ilir Metës si presidenti i ri i Shqipërisë.

Sipas saj Greqia ndihet disi më e lehtësuar pas zgjedhjes së Ilir Metës president, pasi qëndrimi i tij lidhur me pretendimet e komunitetit çam janë shumë herë më të moderuara sesa qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, që sipas Kathimerini është armiqësor.

-Advertisement-

“Lidhur me Shqipërinë dhe pretendimet e komunitetit çam ndaj Greqisë, shqetësimet e Athinës janë lehtësuar disi nga qëndrimi i moderuar i presidentit të ri shqiptar, Ilir Meta, i cili ka ndihmuar në krijimin e kanaleve të komunikimit me qeverinë greke pas qëndrimit më armiqësor të kryeministrit Edi Rama,” shkruan gazeta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera