Lajme

Ndërpritet sinjali i dy operatorëve ilegalë në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 01 May 2017

Është ndërpre sot sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobine në  Republikëne  Kosovës që nga pas lufta, Telenor dhe VIP.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook drejtori i Autoritetit Rregullator i Komunikimeve Elektronik dhe Postare, Kreshnik Gashi, transmeton Indeksonline.

E gjithë kjo, sipas tij është bërë në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, duke shtuar se nesër pritet që të bëhen edhe matje të tjera profesionale nga ky staf.

-Advertisement-

“Në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, sot u ndërpre sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, Telenor dhe VIP. Isha në pjesën Veriore të Vendit për ta konfirmuar këtë të arritur. Nesër priten të bëhen edhe matje tjera profesionale nga stafi i ARKEP”, ka shkruar ai./Indeksonine/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera