Sekuestrohet pallati në qendër të Vlorës, u bë me dokumente false
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 01 Maj 2017
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 6100 m2 truall, 24 apartamente të një pallati dhe 32 përqind të një pallati tjetër në qendër të qytetit, të dyshuar se janë pasuri të krijuara në bazë të dokumentave të fallsifikuar. Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dy shtetasve.
Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Lavdosh I., ka regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe trualli prej rreth 10.000 m2. Origjina e kësaj prone bazohet në dokumentin “Vërtetim pronësie, datë 04/09/1993”, lëshuar nga Përgjegjësi i Seksionit të Kadastrës pranë Këshillit të Rrethit Vlorë. Bazuar në aktin e ekspertimit teknikografik, rezulton se ky dokument është i falsifikuar.
Rezulton e provuar se sipërfaqja e pronës së regjistruar është ndarë dhe tjetërsuar me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, si dhe është spostuar duke përdorur dokumentin e mësipërm.
Pas kryerjes së veprimeve juridike mbi këtë pronë, rezulton se mbi dy pasuri janë ndërtuar dy objekte, e konkretisht një objekt tetëkatësh dhe një objekt njëmbëdhjetëkatësh.
Pas identifikimit të të gjitha pasurive të regjistruara mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, si dhe pasurive të regjistruara në emër të shtetasit Lavdosh I. dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme, në total, 6095 m2 sipërfaqe trualli, 32% të një pallati 11katësh, 24 apartamente dhe njësi sherbimi në një pallat 8katësh.

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
































