Mbi 80.000 punëtorë pa kontrata pune
Autori: Gazeta inFokus
08:50 | 01 Maj 2017
Qendra për Politika dhe Avokim ka reaguar në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
Kjo qendër e konsideron shqetësuese faktin që edhe edhe 7 vjet pas hyrjes në fuqi , Ligjii i Punës vazhdon të shkilet në masë të madhe sidomos nga punëdhënësit e sektorit privat, transmeton Infokusi.com
Gjithashtu kjo qendër ka publikuar disa rezultate të Agjencisë për statistika ku tregohet se në Kosovë janë të punësuar 350 mijë persona, ndërsa kontribues aktiv në trustin pensional janë 269.900, ose mbi 80,000 punëmarrës nuk kanë kontrata pune. Tek të rinjtë (15-24 vjec) kjo përqindje është më e lartë, 51.6% e tyre punojnë pa kontratë pune.
Komunikatën e plotë të QPA-së mund ta gjeni më poshtë:
“Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) kërkon nga institucionet kompetente që të sigurojnë zbatimin e legjislacionit të punës. Është shumë shqetësuese që edhe 7 vjet pas hyrjes në fuqi , Ligjii i Punës vazhdon të shkilet në masë të madhe sidomos nga punëdhënësit e sektorit privat, ndërsa zbatimi i marrëveshjes kolektive është suspenduar tërësisht në sektorin privat pas presioneve nga punëdhënësit.
Fakt shqetësues është paisja e punëmarrësve me kontrata afatshkurtëra dhe informaliteti. Mbi 70% e punëmarrësve kanë kontrata afatshkurtra të punës. Sipas anketës së fuqisë punëtore të realizuar nga Agjencia e Statistikave, aktualisht në Kosovë janë të punësuar 350 mijë persona (Burra: 248,224, Gra: 75,284), ndërsa kontribues aktiv në trustin pensional janë 269.900, ose mbi 80,000 punëmarrës nuk kanë kontrata pune. Tek të rinjtë (15-24 vjec) kjo përqindje është më e lartë, 51.6% e tyre punojnë pa kontratë pune.
Shkeljet më evidente të cilat kanë shoqëruar punëmarrësit gjatë vitit 2016 kanë qënë ndërprerja e kontratës, mos respektimit të orarit të punës, mos kompenzimi i orëve shtesë të punës, të ndërrimit të natës, puna gjatë festave, pushimit vjetor, pushimit të lindjes dhe pushimit mjekësor.
Siguria dhe mbrojtja e shëndetit në vendin e punës është brengosëse. Ministria e Punës dhe Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës në vitin 2015 kishin nisur fushatën vetëdijësuese rreth përmirësimit të kushteve të sigurisë në vendin e punës. Megjithë këto masa të ndërmarra nga institucionet për zbatimin e ligjit, numri i punëtorëve të cilët kanë gjetur vdekjen në vendin e punës dhe të atyre që kanë pësuar lëndime të rënda trupore mbetet shqetësues. Në vitin 2016, 9 punëmarrës kishin vdekur në vendin e punës, ndersa 62 kishin pësuar lëndime të rënda ose 13 më shumë krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm 3 janë kompensuar për lëndimët e pësuara në punë . Numri i të lënduarve sipas sindikatave është më i lartë, mirëpo këto raste nuk raportohen për shkak të rrezikut që mund ta humbin vendin e punës.
Në anën tjetër Inspektorati I Punës, si organ që garanton zbatimin e Ligjit të Punës, gjatë vitit 2016 ka realizuar 7285 inspektime, rreth 2 mijë më pak se në vitin 2015. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, deri në fund te vitit 2016, rreth 70 mijë biznese ishin aktive. Inspektorati i Punës ka treguar përformancë të dobët, duke inspektuar vetëm 10% të bizneseve aktive.
Mosavancimin e të drejtave të punëtorëve dhe shkeljes së tyre i kontribuojnë edhe organizimi i dobët sindikal, politizimi dhe përcarja e tyre. Në Kosovë aktualisht sindikatat janë të ndara në disa grupime, në BSPK, SBASHK dhe Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Policisë etj . Këto tre të të fundit para disa viteve ishin ndarë nga BSPK dhe operojnë të pavarura. Në Këshillin Ekonomiko –Social në të cilin diskutohet për dialogun social, është e përfaqësur vetëm BSPK. Këto sindikata të cilat janë edhe organizimet sindikale kryesore nuk bashkëpunojnë me njëra tjetrën, ndërsa anëtarët e tyre janë pothuajse mbi 90% të punësuar nga sektori publik, indikator ky që tregon se sindikatat në sektorin privat me disa përjashtime janë të papërfillshme dhe jo funksionale.”/INFOKUSI

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
































