Lajme

Nis manifestimi “Ditët e Agimit”

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 01 May 2017

Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, nga data 1 deri 3 maj, do të mbahen një sërë aktivitetesh të Komunës së Gjilanit.

Sot, më 1 maj do të mbahet turniri në futboll të vogël, turniri i shahut dhe ndezja e flakadanëve në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares.Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditën e dytë të manifestimit ditën e martë me mbajtjen e orës së madhe letrare “Muza e Agimit”, ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit do të mbahet Dita e SHFMU “Agim Ramadani”, vendosja e luleve te shtatorja e Agim Ramadanit në Gjilan.

Po ashtu, do të mbahet edhe një program i shkollës “Agim Ramadani”, si dhe aktiviteti “Krosi i lirisë”-nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimit, si dhe tubimi qendror “I këndojmë Agimit”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera