Kryetarja e Gjykatës Speciale për herë të parë në konferencë për media
Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 28 Prill 2017
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, do të mbajë konferencën e parë për shtyp, të mërkurën, në ora 14:00.
Gjatë takimit të saj të parë me mediat, më 04 Maj 2017, Gjyqtarja Trendafilova do të deklarohet në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.
“Përfaqësuesit e mediave të interesuar për pjesëmarrje janë të lutur të regjistrohen nëpërmjet dërgimit të një mesazhi elektronik në [email protected] me emrin e tyre, median për të cilën punojnë dhe të dhënat për kontakt”, thuhet në një njoftim.
Hyrja në ndërtesë nuk do të jetë e mundshme pa regjistrim paraprak, përcjell Gazeta Express.
“Këshilloheni që të vini të paktën 30 minuta para fillimit të konferencës për shtyp. Ju lutemi të keni parasysh se në zonën përreth, vendet e parkimit janë të kufizuara”, theksohet në njoftim.
Konferenca për shtyp do të mbahet në anglisht.
“Njëkohësisht do të vihet në dispozicion një deklaratë me shkrim në anglisht, shqip dhe serbisht. Videofilmimi mund t’u jepet mediave, me kërkesë të tyre, në një fazë të mëvonshme”, përfundon kumtesa. /GazetaExpress/.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...




























