Mbi 150 persona me aftësi të kufizuara trajnohen për tregun e punës
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 27 April 2017
Mbi 150 persona me aftësi të kufizuara janë trajnuar dhe përgatitur për tregun e punës në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja Fokusimi në aftësitë – Rritja e punësimit të grupeve në nevojë.
Kjo është bërë e ditur nga eventi përmbyllës i këtij projekti të organizuar nga People in Need, partnerët HandiKos dhe Shoqata e te Verbërve.
Prezent në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë, Zyres së BE-së, bashkëpunëtor dhe përfituesit direkt nga projekti.
Betim Zllanoga nga People in Need prezantoi punën e bërë gjatë 26 muajve duke i përmendur aktivitetet dhe rezultatet e arritura. Duke theksuar se: “me anë të këtij projekti mbi 150 persona me aftësi të kufizuara janë trajnuar dhe pregatitur për tregun e punës; është themeluar shërbimi për punësim të mbështetur në kuadër të të cilit janë punësuar 33 persona në biznese private; dhe janë mbështetur 13 biznese të personave me aftësi të kufizuara”
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Abrashi, vlerësoi lartë të arriturat e projektit dhe ndër tha: Ministria tash e dy vite është duke u angazhuar që me politika dhe sponzorizim të ligjeve të përmirësojë gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë Kosovare por edhe të mundësojnë që të ngritën aftësitë në mënyrë që këto grupe të jenë sa më të gatshëm për tregun e punës”. Ministri gjithashtu konfirmoi që bashkëpunimi dhe mbështetja e Ministrisë do te vazhdojë edhe në të ardhmen për projekte të tilla në mënyrë që te jenë sa më afër grupeve në nevojë.
Zëvendës shef i Seksionit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian Libor Chlad, njoftoi të pranishmit që BE-ja gjatë dy viteve të fundit ka ndarë mjete prej rreth 2milion eurove, pikërisht për mbështetjen e grupeve në nevojë. Ndër të tjera ai theksoi: “BE-ja, do të jetë edhe në të ardhmen afër personave ma aftësi të kufizuar dhe do të vazhdojë me bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile dhe ministrinë në mënyrë që të adresohen sa më mirë nevojat dhe identifikohen aktivitetet e tilla të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve”
Afrim Maliqi nga HandiKos tha: “organizata jonë dhe partnerët tanë do të vazhdojnë të avokojnë kundrejt institucioneve shtetërore në mënyrë që të zbatohen të gjitha ligjet dhe politikat për punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ai po ashtu vlerësoi se ne si shoqëri në tërsi duhet të angazhohemi për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sektorët”, përfundoi ai.
Bujar Kadriu nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, u fokusua në çështjen e hapjes së bizneseve të reja dhe mundësive për vet-punësim të personave me aftësi të kufizuara. “Këto praktika duhet të mbështeten nga donatorët dhe institucionet shtetërore, sepse kanë dëshmuar që janë të qëndrueshme dhe punësojnë jo vetëm persona me aftësi të kufizuara, por edhe është shumë e frytshme edhe per familjen e tyre” tha ai.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...