Shyqëri Haxha, dy nënshkrimet që i’a humbën PTK-së 40 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
21:58 | 25 Prill 2017
Ish Drejtori I Telekomit të Kosovës, Shyqëri Haxha, i cili i atribuon vetes një varg cilësisht menaxheriale dhe njohuri prej eksperti, gjatë menaxhimit të tij dëshmoi të kundërtën. Nënshkroi dy kontrata, që përfundun në arbitrazh dhe me humbje të Telekomit të Kosovës. Njëra ishte kontrata me Amdoks ku Telekomi i Kosovës humbi 10 milionë euro ndërsa tjera me Z-Mobile, ku poashtu Telekomi sapo ka humbur Arbitrazhin dhe është gjobitur me 30 milionë euro. Haxha gjithashtu shquhet për ndryshime deklalratash. Po iu sjellim video-deklaratat e muajit dhjetorë dhe atë gjatë ditës se djeshme në emisionin Interaktiv, ku ai shpërfaq qëndrime diametralisht të kundërta.
“ Se Shyqëriu faqe ndërron, dje shante sot lëvdëron”. Ky varg i famshëm i Fan Nolit,- në origjinale thuhet se ai referohet Faik Konicës, por nuk e përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë dhë përdorë figurativisht emrin Ferid, përshkruan më së miri karakterin e ish Drejtorit Gjeneral të PTK-së, Shyqëri Haxha. Ai pa u skuqur fare, gjatë emisionit “ Interaktiv, gjatë ditës së djeshme, dha një deklaratë diametralisht të kundërt me deklaratën e dhënë në fund të muajit dhjetor.
“ Kontrata me Z-mobile që kam nënshkruar nuk ka qenë e dëmshme. Kjo kontratë parasheh dhënjen e vetëm 200 mijë numra. Asnjë numër më shumë. Pasi unë kam dalë prej aty dhe pasi kanë qenë 5-6 drejtora që kanë menaxhuar PTK. Brenda kësjaj kohe e paska obliguar ARKEP për 100 mijë numra. Nuk kanë të bëjnë me kontratë. As me dhënjen e 3 dhe 4g”, deklaroi me 22 dhjetor në emisionin “Interaktiv”, ish Drejtori Shyqëri Hoxha, duke insistuar se interneti 3 dhe 4g, si dhe 100 mijë numrat shtesë, nuk kanë të bëjnë fare me kontratën.
Sipas tij, rregullatori mund ta detyrojë që ta zbatojë një vendim dhe si duket e ka detyruar që t’I japë 100 mijë numra jashtë kontrate.
Gjithsesi, deklarata e ish Drejtorit Shyqëri Haxha, ngjan sikur e rënë nga qielli, pasi Gjykata e Arbitrazhit në Londër, dënoi Telekomin e Kosovës më gjobë prej 30 milionë euro, për mosrespektim të kontratës me Z-Mobile. Sipas vendimit të zbardhur tashmë të Gjyaktës së Arbitrazhit, Telekomi I Kosovës gjobitet me shumën prej 30 milionë eurove për mosrespektim të kontratës në dhënjen prej 100 mijë numrave dhe shërbimeve të internetit të shpejtë 3 dhe 4g.
“ Gjatë kohës sime janë alokuar 200 mijë numra. Pasi dola, kuptova që ARKEP e ka obliguar PTK t’ia ja japë edhe për 100 mijë numra. ARKEP e obligon, është rregullativ dhe ti je i obliguar të zbatosh. Marrëveshja thotë se nëse ARKEP jep numeracion, është i detyruar të ja japë”, deklaroi gjatë ditës së djeshme në Interaktiv, Shyqëria Haxha, duke arsyetuar numrat shtesë për Z-Mobile.
“ E mira do të ishte që këta numrat të jepeshin dhe të mos shkohej në Gjykatën e Arbitrazhit”, theksoi Haxha në Interaktiv.Ai akuzoi drejtorin aktual Agron Mustafa, se pse nuk e ka përmbushur kontratën, dmth dhënjen e 100 mijë numrave shtesë për Z-mobile dhe dhënjen e internetit të shpejtë 3g dhe 4g. Kjo deklaratë është komplet e kundërt me atë që kishte deklaruar 3 muaj më herët.
Nënshkrimi tjetër nga ana e Shyqëri Haxhës, nënshkrim që ia humbi PTK-së 10 milionë euro, është kontrata për sistemin e faturimit me kompaninë ndërkombëare Amdoks.
Ai nënshkroi kontratën me Amdoks, në shumën prej gati 20 milionë euro, duke e ditur fare mirë që Brenda disa ditëve do të shpallej fillimi i procesit të privatizmit për Telekomin e Kosovës. Këtë kontratë ish Drejtori I Telekomit, e nënshkroi edhe pse kompania pritej shpejt të dilte në privatizim dhe pwr mosnënshkrim të kontratës, Shyqëri Haxha ishte paralajmëruar edhe nga qeveria e Kosovës. Por ai vendosi që ta nënshkrunte.
Qeveria e Kosovës, disa ditw mw pas, e anuloi kontratën, por tashmë nënshkrimi fuqiplotë I ish drejtorit Shyqëri Haxha, kishte prodhuar efekte juridike, zgjidhja e së cilës u bë përmes Gjykatës së Arbitrazhit. Kjo Gjykatë pati vendosur që PTK-ë, për dëmin që ja kishte bërë kompanisë Amdoks, të paguante 10 milionë euro, shumë që është paguar tashmë nga ana e Telekomit të Kosovës.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...






























