Lajme

Gruevski: Zaevi do ta paguaj shtrenjtë injorimin e revoltës së qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 25 April 2017

Edhe pse nga ana e LSDM-së trumbetohet se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë është çështje kohe, nga ana tjetër, lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, thotë se zgjedhjet e reja janë zgjidhja më e mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni

 Sipas tij, në Maqedoni ka ndodhur një mashtrim zgjedhor dhe se njerëzit janë të mashtruar, duke përmendur protestat e shoqatës ”Për Maqedoni të përbashkët”.

Gruevski thekson se, siç thotë, qytetarët e kanë kuptuar që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk mund të tërhiqet nga Deklarata Politike Shqiptare pasi që ka dhënë premtime.

Ish-kryeministri shtonë se LSDM-ja do ta paguaj shtrenjtë, siç thotë, injorimin e revoltës së qytetarëve./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera