Lajme

​Procesi i Brdo-Brijuni, Shiroka-Pula takon homologen sllovene: Procesi i integrimit në BE të bazohet në merita

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 27 November 2026

Orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj agjendës evropiane.

Kështu deklaroi sot presidentja Justina Shiroka-Pula gjatë një takimi sot me homologen e saj sllovene Natasha Pirc Musar, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi rëndësinë e Procesit Brdo–Brijuni, në mbështetje të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Ajo nënvizoi rëndësinë që procesi i integrimit në BE të bazohet në merita dhe të vlerësojë progresin dhe reformat e secilit vend.

“Krahas përshpejtimit të reformave dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe synim kryesor në fushën e sigurisë”.

Në takim u diskutuan mbi thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kosovë-Slloveni veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.

Kujtojmë, Kosova është pjesë e procesit Brdo-Brijuni që nga viti 2013.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë diplomatike vjetore që bashkon liderët e Ballkanit Perëndimor me Slloveninë dhe Kroacinë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Kjo nismë u lansua zyrtarisht në nivel presidencial më 25 korrik 2013 nga presidenti i atëhershëm slloven, Borut Pahor, dhe ai kroat, Ivo Josipoviq duke pasuar takimet e nisura në nivel kryeministrash në vitin 2010.

Procesi përbëhet nga tetë shtete: shtetet anëtare të BE-së bashkëkryesuese Sllovenia dhe Kroacia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbi, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy