Lajme

Peleti “flakë” në Prizren, komuna e blen 568 euro tonin, Rahoveci vetëm 400 euro

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 25 November 2026

Plot 168 euro më shtrenjtë për çdo ton pelet sesa Komuna e Rahovecit ka vendosur të paguajë Komuna e Prizrenit për ngrohjen e institucioneve arsimore.

Madje, komuna e Prizrenit e cila drejtohet nga Shaqir Totaj i PDK-së ka vendosur të shpërblejë me tender kompaninë N.P.T. “Burimi”, ndonëse oferta e saj tejkalon për 171,948 euro vlerën e parashikuar nga vetë Komuna, raporton Front Online.

 

-Advertisement-

Dokumentet e prokurimit të analizuara nga Front Online shpërfaqin diferenca të mëdha në çmimet me të cilat komunat e Kosovës po furnizohen me pelet gjatë sezonit të njëjtë të ngrohjes.

Komuna e Prizrenit kishte parashikuar të shpenzonte 535,780 euro për furnizimin e institucioneve arsimore me 1,246 tonë pelet, përkatësisht 430 euro për ton.

Mirëpo, në përfundim të procedurës së prokurimit, Komuna ka vendosur të shpërblejë me tender kompaninë që ka ofertuar me 568 euro për ton, duke e çuar vlerën e përgjithshme në 707,728 euro.

Pra, për të njëjtën sasi të lëndës djegëse, Komuna ka pranuar një ofertë me kosto 32.09 për qind më të lartë sesa kishte planifikuar.

Prizreni blen sasi më të madhe, por me çmim shumë më të lartë

Derisa Komuna e Rahovecit më 19 tetor 2026 kishte nënshkruar kontratë për furnizimin me 350 tonë pelet, me çmim prej 400 eurosh për ton, Prizreni, megjithëse synon të blejë mbi tri herë më shumë pelet, ka pranuar një çmim për 42 për qind më të lartë.  Diferencat janë edhe më të theksuara kur çmimi i Prizrenit krahasohet me ofertat e raportuara në komunat e tjera.

Çmimet e peletit në pesë komuna

Euro për ton – kontrata dhe oferta të raportuara gjatë vitit 2026

Prizren –568 €

Podujevë – 520 €

Mitrovicë e Jugut – 499 €

Rahovec – 400 €

Graçanicë – 380 €

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy