Fokus

“Problemi nuk është te KEDS-i e KESCO-ja” – Burim Ejupi tregon ku po dështon Kosova në sektorin e energjisë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 23 November 2026

Analisti i çështjeve të energjisë, Burim Ejupi, ka kritikuar mungesën e investimeve në kapacitetet e reja prodhuese të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se problemi kryesor i sektorit energjetik nuk qëndron te kompanitë e distribuimit dhe furnizimit, por te prodhimi, shkruan Gazeta Infokus.

I ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” Ejupi ka deklaruar se Kosova ka mbetur dukshëm prapa vendeve të rajonit sa i përket shtimit të kapaciteteve të reja energjetike gjatë pesë viteve të fundit.


Sipas tij, ndërsa vendet fqinje kanë investuar në kapacitete të reja prodhuese, Kosova ka shtuar vetëm 110 megavatë.

-Advertisement-

“Qitash për qitash problemi nuk është as KEDS-i, as KESCO-ja. Problemi është te prodhimi. Merri pesë vitet e fundit, Kosova i ka 110 megavatë kapacitete të reja të energjisë, Shqipëria i ka 1,100, Serbia i ka 980, Maqedonia e Veriut 1,100. Pse ti s’i ke 1,000? Qitu është problemi”, ka deklaruar Ejupi.

Ai ka theksuar se debati publik për sektorin energjetik po përqendrohet vazhdimisht te çështjet e privatizimit dhe rastet e dyshuara të keqpërdorimeve, ndërkohë që, sipas tij, po lihet në plan të dytë problemi i mungesës së kapaciteteve prodhuese.

“Problemi nuk është te distribucioni, pse u shit një sen para 13 vjetëve, pse një drejtor paska vjedhë, pse dikush është duke u gjykuar. Problemi është te kapacitetet”, është shprehur ai.

NDIQNI EMISONIN  E PLOTË:

https://www.youtube.com/watch?v=5hKVPkl90Gg

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy