Nga Kosova mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 21 November 2026
Policia norvegjeze është duke zbardhur një rrjet të madh mashtrimi në rajonin e Rogalandit, ku më shumë se 20 të rinj, burra dhe gra, dyshohen se kanë mashtruar gra të moshuara për miliona korona norvegjeze.
“Deri më tani bëhet fjalë për 85 raste”, ka deklaruar Lars Ole Berge, prokuror policor në Distriktin Policor Sor-Vest, ka raportuar transmetuesi publik norvegjez, NRK, transmeton KlanKosova.tv.
Policia ka gati një vit që po heton atë që dyshohet të jetë një rrjet i gjerë mashtrimi. Deri më tani janë identifikuar 85 viktima, kryesisht gra të moshuara.
Megjithatë, autoritetet besojnë se numri i rasteve do të kalojë 100. Sipas vlerësimeve, viktimat janë mashtruar për një shumë të përgjithshme prej rreth tetë milionë koronash norvegjeze (rreth 750 mijë euro).
Shuma më e madhe që dyshohet se i është marrë një viktime të vetme është 853 mijë korona (rreth 80 mijë euro), bëri të ditur policia norvegjeze.
Bëhet fjalë për mashtrime të njohura si “smishing” dhe “vishing”, përmes të cilave kriminelët përpiqen t’i mashtrojnë njerëzit që të zbulojnë të dhënat personale, fjalëkalimet ose të transferojnë para.
“Viktimat janë nga i gjithë vendi dhe të gjitha rajonet e tij. Personat që kanë kryer telefonatat kanë qëndruar në Kosovë”, ka thënë Berge.
Mashtrimin e organizonin nga Kosova
Hetimet e policisë nisën më 18 dhjetor të vitit të kaluar, pasi një grua në të pesëdhjetat kishte paraqitur një kallëzim në polici.
“U telefonojnë grave të moshuara, duke u prezantuar si punonjës të bankës dhe duke u thënë se do t’i ndihmojnë të shmangin keqpërdorimin që po bëhet në llogaritë e tyre bankare. Këtë e bëjnë në mënyrë të sjellshme dhe shumë bindëse, duke shfrytëzuar njëkohësisht frikën dhe stresin e viktimave”, ka deklaruar inspektori policor Lars Ole Berge për NRK.
Mesazhet SMS dhe telefonatat vinin nga Kosova, por shfaqeshin sikur vinin nga numra telefoni norvegjezë.
Sipas Berge, tre të rinj qëndronin në Kosovë dhe drejtonin skemën e mashtrimit, ndërsa ndihmoheshin nga disa burra dhe gra të reja në jug të Rogalandit dhe në rajonin lindor të Norvegjisë.
Avokati Gard Lind-Iversen, i cili mbron njërin nga të dyshuarit, nuk ka pranuar të komentojë rastin në këtë fazë. Ndërkaq, avokatja Laila Afelad, mbrojtëse e një tjetër të dyshuari, nuk u është përgjigjur pyetjeve të NRK-së.
Mbi 20 të dyshuar, disa shërbenin si ndërmjetës për paratë
Në këtë rast janë nën hetime më shumë se 20 të rinj nga jugu i Rogalandit, të moshave 18 deri në 24 vjeç. Në mesin e tyre janë edhe dy nga tre personat që dyshohet se e drejtonin skemën nga Kosova. Personi i tretë ndodhet ende i lirë jashtë vendit.
Të dyshuarit në Norvegji kishin role të ndryshme në organizimin, përgatitjen dhe realizimin e zbrazjes së llogarive bankare, si dhe në veprimtarinë e njohur si përdorimi i “mushkave financiare”. Një pjesë e rëndësishme e rrjetit ishte e përqendruar në jug të Rogalandit.
Në rastet e mashtrimit financiar, “mushkë financiare” quhet personi që pranon para në llogarinë e tij bankare dhe më pas i transferon ato në llogari të tjera, shpesh jashtë vendit, ose i tërheq paratë dhe ua dorëzon personave të tjerë.
“Policia arrestoi njërin prej personave që kishte vepruar nga Kosova, në aeroportin Gardermoen, gjatë një operacioni të zhvilluar në fillim të këtij viti”, ka bërë të ditur Berge.
Ai është njëri nga personat që aktualisht ndodhen në paraburgim.
“Një tjetër person që dyshohet se kishte rol udhëheqës në rrjet është ekstraduar më vonë nga jashtë vendit në Oslo. Ai duhet të përgjigjet për vepra të tjera të rënda, si dhe për një aktakuzë në një rajon tjetër të Norvegjisë lindore, para se të merret me rastin tonë”, ka shpjeguar Berge.
“Bënin jetë luksoze, me mallra të shtrenjta dhe vetura sportive”
“Hetimet tregojnë se personat kryesorë të dyshuar kanë bërë jetë luksoze, duke blerë mallra të shtrenjta dhe vetura sportive”, ka deklaruar Berge.
Dy nga të dyshuarit ndodhen në paraburgim dhe policia synon t’i mbajë aty deri në fillimin e gjykimit, i cili shpresohet të mbahet në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Na pret ende shumë punë. Jemi duke mbledhur informacione nga bankat dhe institucionet financiare në Norvegji dhe jashtë saj. Po bëjmë grumbullim të gjerë të informacioneve, shqyrtim të provave të sekuestruara dhe analiza, ndërsa duhet të zhvillohen ende edhe intervista me persona të përfshirë”, ka thënë Berge.
Policia norvegjeze raportohet se po zhvillon gjithashtu një punë të gjerë për të gjurmuar dhe rikuperuar përfitimet financiare të siguruara përmes veprimtarive kriminale.
“Këtë po e bëjmë duke ndjekur rrjedhën e parave përmes shërbimeve të ndryshme të kriptomonedhave, kompanive të basteve dhe shërbimeve bankare jashtë vendit. Për policinë është e rëndësishme që të rikuperojë paratë e përfituara nga krimi dhe të sigurojë që veprimtaritë kriminale të mos shpërblehen, veçanërisht kur ato kanë si motiv kryesor përfitimin financiar”.
“Mesazhi ynë për ata që mendojnë se kjo është një mënyrë jetese për t’u lakmuar është se shumëçka tregon se në fund u mbeten pak para, por shumë probleme”, ka përfunduar Berge.

T� tjera
-
Lirimi i të akuzuarve për vra*sjen e trefishtë në Gllogjan, gjykata arsyeton se asnjë dëshmitarë nuk e ka identifikuar autorin
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve,...
-
Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë p...
-
Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për nevojat e Forcës...
-
Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, ata nga ballkoni
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjes...
-
Aksion policor në tri lokacione, arrestohen katër persona dhe konfiskohen afro 15 kilogramë marihuanë
Katër persona janë arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës, i zhvillua...
-
Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në ditën e katërt të vizitës
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur sërish në sh...
-
46 aksidente dhe 2396 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për...
-
Zhduket një vajzë në Prizren
Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen ...
-
Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së...
-
“Besojnë te protesta, jo te gurët”, Rama publikon pamje nga takimi me disa studentë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi dhe bashkë...
-
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...
-
Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë
Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në ...

































