Lajme

Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën humanitare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 21 November 2026

Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë përfundon sot.

Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës rreth orës 14:00, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, është paraparë të bëhet në orën 15:00.

Qëndrimi i tij në Kosovë u mundësua pas lejes së Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat e miratuan vizitën për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

-Advertisement-

Krasniqi kishte arritur në Kosovë të mërkurën, më 18 nëntor, dhe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar pranë familjes, nën shoqërimin dhe masat e sigurisë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy