47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 12 November 2026
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-vjeçare dhe nënë e katër fëmijëve u vra në komunën Sooß të Austrisë së Poshtme, do të dalë sërish në gjykatë në muajin nëntor, shkruan gazeta autriake Heute.
Përveç bashkëshortit të viktimës, një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e saj, para trupit gjykues do të dalë edhe një 45-vjeçar, bashkëkombës i tij, i cili dyshohet për trafikim të paligjshëm të armëve dhe ndihmë në kryerjen e vrasjes.
Sipas raportimit të mediumit austriak Heute, 45-vjeçari akuzohet se ia kishte siguruar armën të njohurit të tij, duke qenë në dijeni se ai synonte ta vriste bashkëshorten. Për këtë arsye, edhe ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Ngjarja kishte ndodhur më 5 prill, në ditën e Pashkëve. Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar te bashkëshortja e tij, nga e cila ishte ndarë, për t’i dërguar dhurata të Pashkëve.
Ai dyshohet se më pas kishte qëlluar tri herë me pistoletë të tipit Beretta ndaj 38-vjeçares, ndërsa më pas e kishte goditur rreth 40 herë në pjesën e sipërme të trupit me një kaçavidë, derisa ajo kishte humbur vetëdijen.
Pas sulmit, ai dyshohet se e kishte tërhequr trupin e saj në kopsht dhe e kishte fshehur nën mbeturinat e kopshtit.
Vrasja kishte shkaktuar tronditje të madhe në Austri, ndërsa pas ngjarjes ishte organizuar edhe një fushatë humanitare për katër fëmijët që mbetën pa nënën. Përmes kësaj fushate ishin mbledhur 4 mijë euro donacione. Njëri nga fëmijët është një futbollist i ri me talent, sipas raportimit të mediumit austriak.
I dyshuari për armën pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen
45-vjeçari, i cili përfaqësohet nga avokati Mirsad Musliu, ndodhet në paraburgim prej muajsh.
Megjithatë, avokati i tij ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se klienti i tij nuk ia kishte shitur pistoletën të dyshuarit kryesor për 900 euro, siç pretendohet në aktakuzë.
Sipas mbrojtjes, 45-vjeçari kishte tentuar t’ia shiste pistoletën një të njohuri tjetër, ndërsa pretendon se nuk ka pasur asnjë rol në vrasje.
Ekspertiza psikiatrike: I dyshuari kryesor nuk është penalisht përgjegjës
Ndërkohë, sipas një ekspertize të re psikiatrike, 47-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes vlerësohet se vuan nga një gjendje psikotike dhe konsiderohet i papërgjegjshëm penalisht.
Sipas raportimit të Heute, ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka folur vazhdimisht për magji të zezë dhe demonë. Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë, ndërsa zyrtarët korrektues i konsideronte si njerëz që po përgatiteshin për ferrin.
47-vjeçari nuk është pa precedentë penalë. Sipas mediumit austriak, ai kishte vuajtur më parë 16 vjet burgim për një sulm me armë zjarri ndaj një personi që punonte si sigurimtar në një lokal nate.
Avokati i 45-vjeçarit të akuzuar për furnizimin me armë, megjithatë, insiston se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje.
Vendimin përfundimtar për të akuzuarit do ta marrë trupi gjykues në Gjykatën Rajonale të Wiener Neustadt, në mesin e muajit nëntor.
Të dy të akuzuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

T� tjera
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Washington, raportohet për paktën katër persona të plagosur
Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në l...
-
Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronar...
-
Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 ar*më automatike në Gjilan
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar një muaj par...
-
Rama akuzon ministrat e Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të B...





























