Lajme

Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, këto janë dy kërkesat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 10 November 2026

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 nëntor 2026, para zyrave të Menaxhmentit të KEK-ut në Prishtinë, duke kërkuar ngritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët për vitin 2026.

Protesta organizohet nga Sindikata e Re – KEK, me qëllim të kërkimit të pagave dinjitoze, trajtimit të barabartë dhe respektimit të të drejtave të punëtorëve.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 11:00.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy