Lajme

Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 06 November 2026

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës është takuar me z. José de la Mata Amaya, zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla tha se krimi i organizuar nuk njeh kufij dhe as drejtësia nuk guxon të ndalet te kufijtë.

“Në një kohë kur krimi i organizuar, korrupsioni dhe rrjetet kriminale veprojnë përtej kufijve shtetërorë, bashkëpunimi i ngushtë me Eurojust-in është i domosdoshëm. Asnjë shtet nuk mund ta përballojë i vetëm këtë sfidë”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

-Advertisement-

Tutje, ajo tha se koordinimi i hetimeve dhe ndjekjeve penale, shkëmbimi i informatave dhe provave dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore, janë mekanizma që forcojnë aftësinë e institucioneve për ta luftuar krimin, pavarësisht se ku zhvillohet veprimtaria e tij.

 

“Asnjë shtet nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët, asnjë kufi nuk duhet të shërbejë si mburojë ndaj ligjit dhe asnjë boshllëk në bashkëpunimin ndërkombëtar nuk duhet t’i japë hapësirë pandëshkueshmërisë”, pohoi Ministrja Gërvalla.

Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me Eurojust-in dhe partnerët evropianë në luftën kundër krimit të organizuar.

“ Lufta kundër krimit të organizuar kërkon institucione të forta, bashkërendim ndërkombëtar dhe vendosmëri të palëkundur për ta çuar drejtësinë deri në fund, pavarësisht kufijve dhe fuqisë së rrjeteve kriminale”, deklaroi ajo.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy