Lajme

Vr*au Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 06 November 2026

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e tij.

Ndryshe, Adnon Jashari, kërkohet për vrasjen e Diana Kastratit më 18 maj 2011, në Prishtinë.

Po ashtu, vetëm pak ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Adnon Jasharit, lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i Policisë:

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM

Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 Nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij,  të na njoftojë përmes adresës elektronike [email protected] ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy