Lajme

Kurti me Haxhiun, Çekun e anëtarë të VV’së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit: Vendimi i 16 shtatorit i padrejtë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 06 November 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar mbrëmjen e së enjtes familjen e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Prishtinë.

Në një postim, Vetëvendosje rikujtoi se më 5 nëntor, gjashtë vjet më parë, Selimi kishte vendosur lule te varri i Astrit Deharit, në përvjetorin e vdekjes së tij, para se të nisej për në Hagë.

Beteja për drejtësi, VV thotë se do të vazhdojë deri në lirimin e ploitë të krerëve të UÇK-së.

-Advertisement-

“Gjashtë vjet më parë, më 5 nëntor, Rexhep Selimi vendosi lule te varri i Astrit Deharit në përvjetorin e vrasjes së këtij të fundit dhe prej andej u nis për në Hagë. Që prej atëherë, 5 nëntori na mbledh, na bashkon e na kujton sa shumë na mungojnë këta dy shokë.

Mbrëmë, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, Sekretarin Organizativ të Lëvizjes, Alim Rama, ministra, deputetë dhe aktivistë, ishin në vizitë te familja e Rexhep Selimit në Prishtinë, te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja jonë, ish-luftëtarja e UÇK-së dhe bashkëshortja e Rexhepit.

Aktgjykimi i 16 shtatorit është i padrejtë, dhe betejën për drejtësi do ta vazhdojmë deri në lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së, që Rexhepin ta kemi sa më parë sërish në vendin për të cilin luftoi e nuk u ndal asnjëherë së angazhuari. “

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy