Lajme

Oda e Inxhinierëve pezullon aktivitetet, shkak mungesa e fondeve nga Ministria e Mjedisit

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 06 November 2026

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka vendosur të pezullojë përkohësisht aktivitetet dhe shërbimet administrative, për shkak të mungesës së financimit.

Përmes një njoftimi zyrtar, OIRK ka bërë të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga Bordi Drejtues, në mbledhjen e mbajtur më 3 nëntor, ndërsa ka hyrë në fuqi më 5 nëntor 2026. Pezullimi thuhet se do të vazhdojë deri në sigurimin e financimit të nevojshëm.

Sipas Odës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka obligim ligjor që ta mbështesë financiarisht atë përmes grantit.

-Advertisement-

OIRK bën të ditur se planifikimin buxhetor për vitin 2026 e ka dorëzuar më 21 tetor 2025, ndërsa më 10 gusht 2026 ka përcjellë planin e përditësuar sipas kërkesave të Komisionit Ministror për Themelimin e Odave. Sipas njoftimit, më 28 tetor janë dorëzuar edhe korrigjimet dhe sqarimet përfundimtare të kërkuara nga Ministria.

Megjithatë, pavarësisht përmbushjes së këtyre kërkesave, OIRK thitë se granti për vitin 2026 ende nuk është realizuar.

Oda thekson se mungesa e financimit që nga korriku i këtij viti ka shkaktuar mospagesën e pagave të administratës, krijimin e detyrimeve të tjera financiare dhe pamundësinë e realizimit të aktiviteteve të parapara në Planin Vjetor të Punës.

Gjatë periudhës së pezullimit, zyrat dhe shërbimet administrative të OIRK-së do të mbeten të mbyllura. Megjithatë, Oda tha se licencat profesionale të inxhinierëve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy