10-vjetori i vde*kjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
Autori: Gazeta inFokus
08:16 | 05 November 2026
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor, do të organizohen një sërë aktivitetesh përkujtimore në Prishtinë dhe në Zllatar.
Aktivitetet do të nisin në orën 09:30 me homazhe te varri i Astrit Deharit në fshatin Zllatar.
Në orën 11:00, në të njëjtën kohë, do të organizohen dhurimi vullnetar i gjakut në zyrat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një konferencë për media nga familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi, para objektit të Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Më pas, në orën 11:30, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet një bashkëbisedim me brezat e rinj.
Në orën 14:00 do të hapet ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”, në zyrat e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së.
Ndërkaq, në orën 17:30, në Kino ABC do të mbahet Akademia Përkujtimore, ndërsa në orën 18:30 do të bëhet ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari”.
Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 20:00, me natën përkujtimore “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve”, në kafenenë “Retrovers”, afër Mensës së Studentëve.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për sot
Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar në lo...
-
“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë konferencë për media. Sipas...
-
Punime në rrjet, KEDS-i tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për sigur...
-
6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë aksion para zyrës...
-
Presidentja pret sot në takim kryediplomatin zviceran, Ignazio Cassis
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pret në takim Mini...
-
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nis...
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...

































