Lajme

Hapet konkursi për specializim nga Ministria e Shëndetësisë, 313 vende të lira

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 30 October 2026

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin për shkollim specialistik për 313 vende.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit.

Sipas njoftimit të ministrit, për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare.

-Advertisement-

Gjithashtu risi e këtij konkursi është poentimi përmes sistemit digjital.

Vitia ka thënë se kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike dhe sistemi do t’i përllogarisë pikët sipas kritereve të konkursit.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende. Në më pak se katër vite, ky është konkursi i katërt për specializim. Prioritet u kemi dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare. Risi e këtij konkursi është poentimi përmes sistemit digjital. Kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike dhe sistemi do t’i përllogarisë pikët sipas kritereve të konkursit. Pas verifikimit nga Bordi, secili kandidat do të ketë qasje në pikët e veta. Së shpejti do të shpallim edhe një konkurs të ri për shkollim specialistik për nevojat e institucioneve shëndetësore private. Më shumë mundësi për mjekët tanë, më shumë transparencë në proces! Suksese të gjithë kandidatëve!”, thuhet në njoftim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy