Lajme

LDK në Deçan akuzon drejtorin e Shërbimeve Publike për gjuhë fyese dhe kërcënime ndaj asamblistit Ardian Binakaj

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 30 October 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Deçan ka reaguar ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, duke e akuzuar për gjuhë fyese dhe intimiduese ndaj asamblistit Ardian Binakaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal.

Sipas LDK-së, Zenuni, në vend që të përballej me shqetësimet e ngritura për mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimeve dhe rrugëve të paasfaltuara në Deçan, ka zgjedhur të përdorë gjuhë intimiduese.

“Në seancën e sotme, Izet Zenuni nuk e pati guximin të përballej me faktet se qytetarëve të Deçanit u mungon uji i pijshëm, u mungojnë kanalizimet e për rrugët e paasfaltuara, por zgjodhi metodën e intimidimit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

-Advertisement-

Kjo parti ka akuzuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) se po u jep përparësi interesave të veta në vend të nevojave të qytetarëve.

LDK i ka kërkuar kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të distancohet nga gjuha e përdorur dhe të ndërmarrë masa ndaj drejtorit Zenuni.

“Jeni aty për t’u shërbyer qytetarëve, jo për t’i kërcënuar ata që ua përmendin dështimet”, përfundon reagimi i LDK-së./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy