Ambasada Amerikane për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioritet
Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 30 October 2026
Arlinda Zekaj është gruaja e cila u vra në mënyrë mizore nga kunati i saj, Albert Sylaj, natën e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.
Vrasja e Arlindës është një nga rastet më të rënda në sistemin e sigurisë, drejtësisë e të gjyqësisë në Kosovë, pasi e njëjta ka dëshmuar hapur se ishte injoruar dhe nuk ishte marrë parasysh si rast i raportimit të dhunës në familje dhe kërcënimeve të vazhdueshme për vrasje nga ish-bashkëshorti Jeton Sylaj dhe nga kunati i saj.
Arlinda Zekaj u vra pikërisht në natën kur Policia e Kosovës vendosi që ta kthejë atë në shtëpinë që e kishte ndërtuar vetë, por ku po qëndronin kunati, vjehrra dhe persona të tjerë që në vazhdimësi i kishin bërë presion e shantazh të njëjtës.
E në një bisedë që ajo kishte pasur me motrën e saj para se të ndodhte ngjarja tragjike e kishte porositur që në rast se i ndodhë diçka le të kontaktoj me ambasadën, pasi që e njëjta kishte qenë qytetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vite më parë, bashkë me Jeton Sylaj.
Në lidhje me këtë çështje, lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje pikërisht nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.
Nga kjo ambasadë u tha se Departamenti i Shtetit nuk ka prioritet më të lartë sesa sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve amerikanë.
Por se, në shenjë respekti për privatësinë e familjes dhe të njerëzve të dashur gjatë kësaj periudhe të vështirë, nuk kanë ndonjë koment të mëtutjeshëm.
Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar të enjten lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Zekajt.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i pezulloi nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren e rastit të Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferi.
KPK-ja tha në një njoftim për media se ka themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit të Zekajt.
Si ndaj Vuçetajt, ashtu edhe ndaj Nallbani Gacaferit, KPK vendosi që të iniciohen procedura disiplinore dhe për këtë u themelua panel hetimor, thuhet në njoftim.
Bazuar në rekomandimin e IPK-së, Policia e Kosovës pezulloi ushtruesin e detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandantin e Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandantin, shefin e Sektorit të Hetimeve etj.
Në mesin e të pezulluarve janë edhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.
Pavarësisht dështimit institucional si Policia, prokuroria, Qendra për Punë Sociale dhe deri tek Gjykata e Pejës, ,ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla kanë vendosur që të mos japin dorëheqje.
Biseda e plotë e Arlinda Zekaj me motrën e saj:
Jo, nuk rrinë policia. Veç le të provojnë, le të më prekin, dhe pastaj nuk ka. Veç dijeni ju, familja ime, edhe dijeni ku mund t’i drejtoheni, ambasadës, nëse më gjen diçka, sepse unë dal prej shpisë me ditë që e gjithë bota rrotullohet. Unë hy e mbyll derën. Nuk guxon Jetoni, automatikisht, si të më afrohet dy metra, unë e thërras policinë. Do të vijë orë e çast sonte, sepse dy metra nuk guxon.
More duhet me ma dhanë edhe djalin. Djali nuk e di as ku është. Motër këtë qëllim e kanë këta, nuk dua edhe djali, djali ka me nejt ngat meje motër. Nuk e kanë pru, nuk e di. Tash hy e kqyri që jo do ta thirri apet 192.
Motër nuk më lajnë me hi mo në shtëpi, a nuk po e din çfarë shteti osht ky. Nuk ma dhanë, veç çelsin ma dhanë deri qitu me të pru. Qitu unë ko me i thirrë çdo sekond. Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi.

T� tjera
-
Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove
Mbi 6.3 miliardë dollarë në kriptovaluta dyshohet se janë vjedhur nga Binance...
-
Vuçetaj u ankua pas suspendimit, KPK-ja i kthen përgjigje: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Pr...
-
Supremja shfuqizon vendimin e Sveçlës: Patentë-shoferët nuk mund të mbahen nga Policia më shumë se tetë ditë
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragra...
-
Tetë raste të dhụnës në familje, sụlmohen dy të mitura – një nënë me foshnjën përfundon në strehimore
Tetë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orësh...
-
Festa e Nëntorit në ETC
Festa e Nëntorit në ETC Çmime Magjike, Kursime Fantastike! Festa e Nëntor...
-
Vra*sja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Nga sul*met fizike te kërcënimet, tetë raste të dhu*nës në familje brenda një dite
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar dhe evidentuar në raportin 24-...
-
Dy gabime në kopertinën e raportit: Rasti i Arlinda Zekajt ishte raportuar si dhu*në në familje
Dy gabime janë evidentuar që në kopertinën e raportit lidhur me rastin e Arli...
-
Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia gruan bashkë me foshnjën, ajo dërgohet në strehimore
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
“Gjithmonë arsyetime për të mos dhënë llogari”- Leonida Molliqaj godet pushtetin pas vrasjes së Arlinda Zekajt: “SHKARKIM!”
Drejtoresha ekzekutive e organizatës QIKA, Leonida Molliqaj, ka reaguar pas d...
-
Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe qeverisë pas vras*jes së Arlinda Zekajt: Koha për mobilizim kombëtar
Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërk...
-
Gërvalla tenton të sqarohet për deklaratën për Arlindën: Reagimi im ishte ndaj asaj që tha deputetja Time Kadrijaj
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka tentuar ta sqarojë deklaratën e s...
































