Lajme

“A do të ketë shkarkime?” – Kurti sërish s’përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 29 October 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka refuzuar të përgjigjet lidhur me veprimet për rastin e Arlinda Zekajt.

Duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, Kurti nuk ka treguar nëse e ka pranuar raportin për këtë rast.

Gjithashtu, ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do të ketë shkarkime të ministrave të tij, që është ndër kërkesat kryesore të protestuesve.

-Advertisement-

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndryshe, para pak ditësh, Kurti kishte dhënë ultimatum që të gjitha organet të paraqesin një raport me të dhëna lidhur me veprimet ose mosveprimet e tyre në rastin e Arlinda Zekajt, e cila më pas u vra nga ish-kunati i saj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy