Kuvendi themelon Komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 29 October 2026
Me 90 vota për, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë dhe do ta ketë një mandat maksimal prej gjashtë muajsh. Kryetar i tij do të jetë Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa zëvendëskryetar është caktuar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Anëtarë të tjerë të Komisionit nga LVV-ja do të jenë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet nga Doarsa Kica-Xhelili.
Në Komision do të jenë edhe Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi, si përfaqësuese të komuniteteve.
Gjatë seancës, deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kërkuar që në kuadër të hetimit të përfshihen më shumë institucione, duke përmendur edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është shprehur e gatshme të vihet në dispozicion të Komisionit.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte shkruar institucioneve një letër, përmes së cilës kishte alarmuar se jeta e saj ishte në rrezik.

T� tjera
-
Protestuesit nisen për te Qeveria e Kosovës, nuk i ndalin thirrjet për dorëheqje e shkarkime
Pas ndalimeve te Ministria e Drejtësisë dhe organeve të hetuesisë e drejtësis...
-
Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar
Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar gjetjent që ka gjetur pas një het...
-
“Marre”, protestuesit lëshojnë audio incizimet e bisedës së Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli
Protestuesit kanë lëshuar audio incizimet nga komunikimi i Arlinda Zekajt me ...
-
Rrugët e mbushura me protestues që kërkojnë drejtësi, Kurti shkruan për Byronë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë një postim, ndërsa rrugët e kryeqytetit janë...
-
IPK-ja publikon gjetjet se si Policia në Pejë ka neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes një komunikate për media ka bërë ...
-
“Burgosne Farukun”, protestuesit kërkojnë burgimin e togerit Faruk Muqolli pas publikimit të komunikimit me Arlinda Zekajn
Protestuesit në Prishtinë kanë kërkuar shkarkim e burgim për togerin e Polici...
-
Protestuesit e bllokojnë hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë: Donika jep dorëheqje!
Po vazhdon për të dytën ditë me radhë protesta pas rastit të vrasjes së Arlin...
-
Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë
Pas qëndrimit para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit janë nisur drejt or...
-
Pjesëmarrje masive edhe në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Qindra qytetarë janë mbledhur edhe sot në Prishtinë, në ditën e dytë të prote...
-
Prote*stuesit largojnë rrethojat nëpër rrugë, në prezencë të policisë
Protestuesit kanë larguar rrethojat nëpër rrugë, për t’ua lehtësuar protestue...
-
Protestohet edhe sot në Prishtinë: Gjumi s’ka me iu marrë!
Protesta e thirrur për sot në Prishtinë, ku po kërkohet siguri dhe drejtësi p...
-
Protestuesit i shkojnë Donika Gërvallës te ministria
Protesta e thirrur për sot në Prishtinë, ku po kërkohet siguri dhe drejtësi p...

































