Lajme

Reshitaj: Çfarë sigurie e ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shtetit kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 29 October 2026

Albena Reshitaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme në Kuvend, ka folur për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Reshitaj ka shtuar pyetjen se ‘’sot se çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’.

‘’ Vrasja e Arlindës na ka tronditur, por ajo që po dëgjojmë këto ditë e bënë edhe më të rëndë edhe më të trisht. Po publikohen audio-incizime ku Arlinda dëgjohet duke iu lutur për ndihmë zyrtarëve policorë, ndërsa njëri prej tyre përgjigjet ‘’nuk jam i obliguar me u marrë me ty’’. Po ashtu është raportuar se tri ditë para vrasjes kur Arlinda kishte thirrur policinë, zyrtarë ishin vonuar 70 minuta sepse nuk kishin pas veturë zyrtare në dispozicion. Unë pyes sot se çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’. Dhe fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që përballemi me të. Vetëm në 10 muajt e fundit i kemi 8 vrasje. A po arrijnë institucionet tona ti mbrojnë qytetarët, kur ata kanë më së shumti nevojë. Sot qeveria po paralajmëron masa të reja për mbrojtën e grave. Mirëpo si prisni që qytetarë të iu besojnë se këto masa do të zbatohen vërtetë, kur ende nuk kemi përgjigje të qarta për përgjegjësinë institucionale të rasteve të mëparshme’’, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy