Tahiri mbron Haradinajt: Është e ulët të lidhësh emrat e tyre me tragjedinë e Arlindës
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 29 October 2026
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar në Kuvend lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe hetim penal, por edhe duke kritikuar atë që e cilësoi si përpjekje për përfitime politike nga kjo tragjedi.
Tahiri tha se vrasja e Arlindës ka tronditur gjithë vendin dhe ka prekur secilin prind që ka vajzë dhe secilin vëlla që ka motër.
“Tragjedia e cila ndodhi para disa ditësh nga vrasja barbare, e cila e tronditi një komb, një shtet, e cila nuk po e lë rehat secilin prind që ka vajzë, secilin vëlla që ka motër, është tragjedi e cila kërkon veprim të shpejtë institucional e shtetëror, përgjegjësi, hetim penal dhe mbi të gjitha përgjegjësi nga institucionet”, deklaroi Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
Ai kritikoi, siç tha, përpjekjet e disa politikanëve për të përfituar politikisht nga rasti, duke kërkuar që hetimet të lihen të zhvillohen pa ndërhyrje dhe pa akuza të pambështetura në prova.
“Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila e ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasë evidencë, secili prej nesh të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh ai.
Tahiri kritikoi edhe deklaratat e deputetëve të tjerë lidhur me figurat politike të Dukagjinit, përfshirë Ramush dhe Daut Haradinajn, duke i cilësuar si të padrejta akuzat që, sipas tij, bëhen pa prova.
“Qysh ka mundësi Taulant me dalë me lexu fjalim në foltore e me u sjellë e pështjellë rreth të fortëve të Dukagjinit, për çka që ka dalë dikush një foto? Po ju deputetë që jeni të Dukagjinit, kur të hysh në konak të Dukagjinit e dini që çka ka, shpirt ta qet në sofër, edhe do me bo foto. E mu qu me lidh e me pshtjellë një njeri e një deputet, që e dini mirë kush është Ramush e Daut Haradinaj, është e ulët”, tha Tahiri.
Ai foli edhe për deklaratat e deputetes Arjeta Fejza lidhur me dhunën në familje dhe akuzat që, sipas tij, ishin bazuar në informacione të raportuara në media.
“Arjeta Fejzës, nuk mujsha me dëgju një grua që flet për të drejta të grave, thoshte në parlament ekziston dikush, një ish-kryeministër që akuzohet për dhunë në familje, që ka thanë kam dëgju në media. A e dini çka shoh në media, për Sveçlën që ka nejt me një vrasës, tash me akuzu Sveçlën, e që kam pa Kurtin me Naim Murselin, që s’di a është e vërtetë, a fake a çka”, deklaroi ai.
Deputeti kërkoi që rasti të mos përdoret për akuza politike dhe që përgjegjësia të përcaktohet përmes hetimeve.
“Mos bëni kështu se po bëni dëm, e kuptoj që doni me shty përpara. Nuk mundeni, sepse Dukagjini e njeh kush është Ramush e Daut Haradinaj, sikur që e dinë që ka njerëz të pafytyrë. Lenja hetimit, mos e helmoni, nëse ka dikush dhimbje për Arlindën kemi ne. Shikoni kush ka qenë rreth varrit të saj”, përfundoi Tahiri.
Deputeti theksoi se rasti kërkon veprime konkrete nga institucionet dhe përgjegjësi përmes procedurave hetimore, duke kundërshtuar shfrytëzimin e tragjedisë për përplasje politike.

T� tjera
-
Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt
Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasj...
-
Nëntë vjet burgim për të miturin që vrau me thi*kë djalin e axhës në Kobaj të Prizrenit
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me nëntë vjet burgim një të mitur, m...
-
Ankesa kundër dënimit të përjetshëm, Naim Murseli dërgohet në Apel
Naim Murseli, i dënuari më burgim të përjetshëm në shkallë të parë për vrasje...
-
Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zek...
-
Kabashi-Ramaj kërkon shkarkimin e ministrave pas vras*jes së Arlindës: Drejtësinë ia kemi borxh
Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar përgjegjësi institucionale...
-
Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Fami...
-
Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vra*sjen e rëndë në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G.-në, i cili u ...
-
Deklaratat për Haradinajt, Tahiri – Kelmendit e Fejzës të VV: Po bëni dëm- A e dini çka shoh në media për juve bre?
Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Ta...
-
Hoxha: Kosova ta mbrojë të vërtetën e luf*tës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore dhe publike
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kërkuar që Kosova të ndërtojë një strateg...
-
Abrashi i LVV-së thotë “e mbështesim prote*stën”, prote*stuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgje...
-
KPK-ja mblidhet sot për vra*sjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do ...
-
Reshitaj: Çfarë sigurie e ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shtetit kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’
Albena Reshitaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme në Kuve...































