Hoxha: Kosova ta mbrojë të vërtetën e luf*tës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore dhe publike
Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 29 October 2026
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kërkuar që Kosova të ndërtojë një strategji të diplomacisë kulturore, publike dhe historike, përmes së cilës do ta shpjegonte para botës kontekstin e luftës çlirimtare dhe rrugën drejt lirisë e pavarësisë.
Në fjalimin e saj në Kuvend, Hoxha tha se krahas mbështetjes juridike, politike dhe financiare për procesin e apelit në Dhomat e Specializuara, nevojitet edhe angazhim i organizuar diplomatik e kulturor.
“Kosova ka nevojë për një strategji të diplomacisë kulturore, publike dhe historike që e shpjegon luftën çlirimtare në kontekstin e saj të plotë, mbron dinjitetin e luftës për liri dhe njëkohësisht respekton drejtësinë, të drejtat e viktimave dhe pavarësinë e procesit gjyqësor”, deklaroi Hoxha.
Sipas saj, kjo strategji duhet të shkojë përtej reagimit ndaj një aktgjykimi dhe të shndërrohet në investim afatgjatë për prezantimin ndërkombëtar të historisë, identitetit dhe përvojës së Kosovës.
Hoxha kritikoi qasjen e deritanishme institucionale, duke thënë se ajo ka qenë kryesisht reaktive. Ajo tha se gjatë gjashtë viteve të procesit në Hagë kanë qenë të pakta aktivitetet kulturore të prezantuara jashtë vendit që trajtojnë të vërtetën historike të Kosovës. Në këtë kontekst, ajo ngriti shqetësimin për investimet e Serbisë në prodhime filmike dhe aktivitete diplomatike që, sipas saj, deformojnë historinë e luftës në Kosovë.
“Kosova duhet të kthejë kokën kah vetja, të mundësojë më shumë aktivitete kreative cilësore që shpalosin historinë tonë në mënyra bashkëkohore të komunikimit artistik”.
Deputetja e PDK-së kërkoi sigurimin e materialeve fotografike të luftës nga fotografët vendorë dhe agjencitë e huaja, si dhe rritjen e fondeve për hulumtime shkencore e botime akademike për historinë e re të Kosovës. Sipas saj, angazhimi duhet të mbështetet në diplomacinë historike, kulturore, akademike, mediatike dhe qytetare, duke përfshirë diasporën dhe aleatët.
Hoxha kërkoi gjithashtu vendosjen e atasheve kulturorë në ambasadat e Kosovës dhe hartimin e Strategjisë së Kulturës. Ajo kritikoi mungesën e rezultateve në këto drejtime, pavarësisht marrëveshjes ndërmjet ministrive përkatëse në vitin 2020 dhe miratimit të koncept dokumentit për art e kulturë në vitin 2022.
Në përfundim, ajo bëri thirrje që Strategjia Shtetërore për Dhomat e Specializuara të përfshijë edhe aktivitete paralele diplomatike e kulturore, të cilat ndihmojnë kuptimin ndërkombëtar të luftës së Kosovës.
“Ju ftoj që në kuadër të Strategjisë Shtetërore për Dhomat e Specializuara të zgjerohet domeni i saj me aktivitete paralele shtesë që nuk e prekin apelin drejtpërdrejt, por krijojnë kontekst për partnerët tanë ndërkombëtarë ta kuptojnë në thelb kontekstin e luftës sonë për liri”, tha Hoxha.

T� tjera
-
Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani –Maqedoncit: Keni thanë se prodhimi fillon në fund të 2026, atje është ledinë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramdani, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar m...
-
Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt
Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasj...
-
Nëntë vjet burgim për të miturin që vrau me thi*kë djalin e axhës në Kobaj të Prizrenit
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me nëntë vjet burgim një të mitur, m...
-
Ankesa kundër dënimit të përjetshëm, Naim Murseli dërgohet në Apel
Naim Murseli, i dënuari më burgim të përjetshëm në shkallë të parë për vrasje...
-
Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zek...
-
Kabashi-Ramaj kërkon shkarkimin e ministrave pas vras*jes së Arlindës: Drejtësinë ia kemi borxh
Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar përgjegjësi institucionale...
-
Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Fami...
-
Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vra*sjen e rëndë në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G.-në, i cili u ...
-
Deklaratat për Haradinajt, Tahiri – Kelmendit e Fejzës të VV: Po bëni dëm- A e dini çka shoh në media për juve bre?
Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Ta...
-
Tahiri mbron Haradinajt: Është e ulët të lidhësh emrat e tyre me tragjedinë e Arlindës
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar në Kuvend lidhur me vrasjen e ...
-
Abrashi i LVV-së thotë “e mbështesim prote*stën”, prote*stuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgje...
-
KPK-ja mblidhet sot për vra*sjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do ...

































