Paga e 13-të, Murati: Punëtorët e RTK-së nuk janë në listën e Thesarit
Autori: Gazeta inFokus
12:18 | 29 October 2026
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës nuk përfitojnë nga vendimi për pagën e 13-të, pasi nuk janë pjesë e listës së pagave që ekzekutohet nga Thesari i shtetit.
Këtë përgjigje Murati e dha në seancëm e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas pyetjes së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila kërkoi sqarime për mosrealizimin e pagës së 13-të për punëtorët e transmetuesit publik.
“Vendimi i marrë në qeveri parasheh pagën e 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i shtetit, pra që janë në llogarinë apo në listën e pagave që ekzekutohen nga Thesari. Në këtë rast punëtorët e RTK-së nuk janë pjesë e listës së pagave që ekzekutohen nga Thesari, sepse nuk janë organizatë buxhetore”, tha Murati.
Ai theksoi se RTK-ja është entitet i veçantë juridik dhe se financimi i transmetuesit publik rregullohet nga kuvendi.
“Çështja e buxhetit apo pagesave të punëtorëve të RTK-së i takon RTK-së. Pra, është entitet i veçantë juridik, nuk është pjesë e ndarjeve buxhetore apo pjesë si organizatë buxhetore në ligjin e buxhetit”, deklaroi ministri.
Sipas Muratit, në mungesë të një buxheti ose forme të përcaktuar financimi nga kuvendi, qeveria ka vazhduar ta subvencionojë RTK-në, ndërsa menaxhmentit të transmetuesit publik i takon të vendosë për ndarjen e mjeteve.
“Qeveria ndan shumën totale si subvencion, ndërkaq RTK-ja menaxhon dhe përcakton se cila pjesë apo sa prej asaj shume shkon në paga, sa prej asaj shume shkon në shpenzime të tjera operacionale dhe sa prej asaj shume shkon edhe në investime në pajisje”, tha Murati.
Musliu e kundërshtoi këtë arsyetim, duke thënë se punëtorët e RTK-së paguhen nga taksat e qytetarëve dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me punëtorët e tjerë të sektorit publik.
“Arsyetimi yt është i pavend, sepse edhe punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës paguhen prej taksave të qytetarëve të Republikës së Kosovës si të gjithë punëtorët e tjerë ose shërbyesit e tjerë civilë. Prandaj është e padrejtë që të thoni që ata paguhen me pare të tjera dhe jo me pare të buxhetit të shtetit”, tha Musliu.
Ajo shtoi se do të kërkojë llogari nga menaxhmenti i RTK-së lidhur me mosrealizimin e pagës së 13-të për punëtorët.
“Meqë jam pjesë e komisionit parlamentar që i trajton këto çështje, unë do të merrem edhe me menaxhmentin e Radiotelevizionit të Kosovës dhe do të kërkoj përgjegjësi dhe llogari prej tyre pse punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës diskriminohen nga paga e 13-të”, përfundoi Musliu.

T� tjera
-
Vra*sja e Arlinda Zekajt, prot*estë në Ferizaj
Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga insti...
-
Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën...
-
Rroga e 13-të, Bajrami i kërkon Muratit përgjigje, ministri: Do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar min...
-
Hoti-Muratit: Po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministri...
-
Avokati i Popullit për rastin e Alrindës: Shteti dështoi
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlind...
-
Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt: Drejtësi për Arlinda Zekajn!
Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Albi...
-
“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të pronon...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore d...
-
FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosov...
-
Bajrami i kërkon Qeverisë t’u tregojë qytetarëve sa para humbi Kosova nga Plani i Rritjes
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Q...
-
Arrestohen dy të dyshuar për kri*me lu*fte në rastin e “Masa*krës së Padalishtës”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy pe...
-
Bajrami -Bashës: Po e kuptoj pse projektet s’kanë përfundu, i ke shpenzu 80 milionë euro e tash don me pa cilësinë e sasinë e punëve
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar mini...

































