Lajme

Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 29 October 2026

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, të mërkurën në mbrëmje.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 22:40, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Skenderaj.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, me auto-ambulancë ishte sjellë në QKMF Skenderaj pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, theksohet në raport.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy