Lajme

Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vra*sjen e rëndë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 29 October 2026

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G.-në, i cili u shpall fajtor për vrasjen e rëndë të B.M.-së në shtator të vitit 2023, në lagjen Arbanë të Prizrenit.

Sipas aktgjykimit, ngjarja ka ndodhur më 3 shtator 2023, rreth orës 18:45, në rrugën “Çerçiz Topulli”, pas një zënke që i akuzuari kishte pasur disa minuta më herët me viktimën.

Sipas përshkrimit të rastit në aktgjykim, A.G. ishte kthyer në shtëpi për të marrë një armë automatike të tipit AK-47, me të cilën më pas ishte drejtuar te viktima. Kur e kishte takuar B.M.-në, i cili po ecte në shoqëri me bashkëshorten, vajzën dhe dy persona të tjerë, i akuzuari kishte qëlluar në drejtim të tij.

-Advertisement-

Viktima ishte rrëzuar nga plagët e marra, ndërsa i akuzuari i ishte afruar dhe kishte qëlluar sërish në drejtim të kokës së tij, duke i shkaktuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Me veprimet e tij, sipas gjykatës, i akuzuari kishte rrezikuar edhe jetën e katër personave të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata e shpalli A.G.-në fajtor për veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.5, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 30 vjetësh.

Po ashtu, ndaj tij është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se për të njëjtën ngjarje, më 16 maj 2024, A.G. ishte dënuar edhe për dy vepra të tjera penale, mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe asgjësimin apo dëmtimin e pasurisë. Për këto vepra, atij i ishte shqiptuar një vit burgim dhe 500 euro gjobë.

Palët në procedurë do ta pranojnë aktgjykimin e plotë, me shkrim dhe të arsyetuar, brenda afatit ligjor.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy