Lajme

Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 29 October 2026

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas rastit të Arlinda Zekajt.

Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion.

Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, si dhe për shqyrtimin e veprimeve të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy