Lajme

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 28 October 2026

Lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”, sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person (1) të dyshuar B.K për 48 orë.

I pandehuri B.K dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin “Laboratori ‘25”.

-Advertisement-

Brenda afatit ligjor, PSRK-ja do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy