DESHI BUKURI, PËRFUNDOI ME DJEGIE NË FYTYRË! – Vajza rrëfen përvojën tronditëse pas përdorimit të kremit të blerë online
Autori: Gazeta inFokus
20:06 | 23 Tetor 2026
Kremrat që premtojnë largimin e njollave, akneve dhe rrudhave brenda pak ditësh po reklamohen vazhdimisht në rrjetet sociale. Por, përtej fotografive, para dhe pas përdorimit, komenteve pozitive dhe rekomandimeve, ngrihen pikëpyetje për origjinën, përbërjen dhe sigurinë e këtyre produkteve, shkruan Gazeta Infokus.
Një vajzë ka rrëfyer për Gazetën Infokus përvojën e saj me një krem të porositur përmes rrjeteve sociale, të cilin kishte vendosur ta blinte me shpresën se do t’i largonte njollat kafe dhe shenjat e akneve në fytyrë.
Sipas saj, reklamat që premtonin rezultate të shpejta, fotografitë para dhe pas përdorimit, si dhe komentet pozitive të konsumatorëve, kishin ndikuar në vendimin për ta porositur produktin.
“Sipas reklamës, rezultatet vëreheshin për pak ditë. Kur i pashë fotografitë para dhe pas përdorimit, komentet pozitive dhe që shumë vajza e reklamonin, vendosa ta porosis”, ka treguar ajo për Infokus.
Mirëpo, vetëm disa ditë pas përdorimit, në vend të rezultateve që priste, vajza thotë se është përballur me skuqje, djegie dhe irritim të lëkurës së fytyrës.
E shqetësuar nga reagimi i lëkurës, ajo kishte vendosur ta ndërpriste menjëherë përdorimin e kremit.
“E ndërpreva menjëherë përdorimin, sepse u frikësova se mos gjendja do të përkeqësohej. Nuk e di nëse kam pasur ndonjë alergji nga kremi, por e di që kam pasur një përvojë shumë të keqe”, ka rrëfyer ajo.
Vajza, e cila nuk dëshiron ta bëjë publik emrin e kompanisë nga e cila kishte porositur produktin, thotë se kjo përvojë ia ka humbur besimin në blerjen e kremrave për fytyrë përmes rrjeteve sociale.
Megjithatë, shkaku i reagimit të lëkurës nuk është përcaktuar dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për alergji apo për ndonjë reagim tjetër.
Rasti i saj ngre pyetje për ndikimin e reklamave dhe rekomandimeve në rrjetet sociale, veçanërisht kur produktet promovohen me premtime për rezultate të shpejta, pa qenë gjithmonë të qarta për konsumatorët të dhënat për përbërjen dhe origjinën e tyre.
Kush i kontrollon kremrat që shiten përmes rrjeteve sociale?
Për të kuptuar se si mbikëqyret tregu i produkteve kozmetike që shiten online, Gazeta Infokus i është drejtuar me pyetje Inspektoratit të Tregut.
Nga ky institucion janë kërkuar të dhëna për numrin e ankesave të pranuara nga qytetarët lidhur me produktet kozmetike, kontrollet e realizuara ndaj shitësve, si dhe masat e ndërmarra në rastet kur janë konstatuar shkelje të ligjit.
Po ashtu, mbetet e rëndësishme të sqarohet se si verifikohet siguria e produkteve kozmetike që promovohen dhe shiten përmes platformave si Facebook, Instagram dhe TikTok, si dhe kush mban përgjegjësi në rastet kur konsumatorët raportojnë dëmtime pas përdorimit të tyre.
Ndonëse jo çdo produkt kozmetik që shitet online është domosdoshmërisht i rrezikshëm, reklamat joshëse dhe komentet pozitive nuk përbëjnë garanci për sigurinë apo efektivitetin e tij.
Ndërkohë që kremrat për fytyrë vazhdojnë të promovohen me premtime për largimin e njollave, akneve dhe rrudhave brenda pak ditësh, mbikëqyrja e këtyre produkteve dhe përgjegjësia e shitësve mbeten çështje për të cilat kërkohet sqarim institucional.
Sepse, përtej premtimeve për bukuri dhe rezultate të shpejta, në diskutim është edhe shëndeti dhe siguria e konsumatorëve./Gazeta Infokus./

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































