Fokus

“Heshtin sepse janë vetë përfitues të këtyre shitjeve”- Zemaj me deklaratë të fortë pas raportimit të Infokusit për pronat e AKP-së

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 22 Tetor 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas hulumtimit të Gazetës Infokus për shitjen e pronave shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes negocimit direkt, me çmime që fillojnë nga vetëm 4 euro për metër katror.

EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025

-Advertisement-

Zemaj ka kritikuar Qeverinë, duke e akuzuar se po mundohet të arsyetojë keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet, ndërsa, sipas tij, po hesht për shitjen e pronave me çmime të ulëta.

“Sot, për ‘gjithçka’, qeveria u mundua të arsyetojë keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet. Por kur vjen puna te shitja e pronave shoqërore për rreth 4 euro për metër katror, heshtin. Pse?”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke pretenduar se persona nga pushteti janë përfitues të këtyre shitjeve, pa paraqitur në këtë deklaratë dëshmi konkrete për pretendimin.

“Sepse, nga infot janë vetë përfitues të këtyre shitjeve. Hajnia e moçme, me fytyra të reja dhe me krenari e propagandë të madhe”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Reagimi i Zemajt vjen pas hulumtimit të Gazetës Infokus, i cili, bazuar në dokumentet zyrtare të AKP-së, zbuloi se gjatë vitit 2025 janë evidentuar gjithsej 54 shitje direkte, që përfshijnë 62 mijë e 934 metra katrorë prona, me vlerë të përgjithshme prej rreth 2.15 milionë eurosh.

Në mesin e rasteve të zbuluara nga Infokusi janë prona të shitura për vetëm 4 euro për metër katror, përfshirë një sipërfaqe prej mbi një mijë metrash katrorë në Turiçec, të shitur për 4 mijë e 492 euro.

Po ashtu, në Fushë Kosovë, AKP-ja ka shitur përmes negocimit direkt 11 mijë e 825 metra katrorë pronë për 75 mijë e 680 euro, përkatësisht 6.40 euro për metër katror.

Shitjet direkte të pronave nga AKP-ja kanë nxitur reagime politike pas publikimit të hulumtimit të Gazetës Infokus. Edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet për këto raste.

Gazeta Infokus do të vazhdojë publikimin e gjetjeve nga dokumentacioni i siguruar për shitjet direkte të AKP-së gjatë vitit 2025.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy