Fokus

Pas hulumtimit të Infokusit për shitjen e 54 pronave nga AKP-ja, Dibran Hoxha ironizon: Mirëmëngjesi edhe për Agjencinë që u shua pardje

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 22 Tetor 2026

Analisti Dibran Hoxha ka reaguar në mënyrë ironike pas raportimit të Gazetës Infokus për shitjen e 54 pronave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes negocimit direkt gjatë vitit 2025.

Kjo praktikë, e kritikuar ashpër dikur nga tash kryeministri Albin Kurti dhe subjekti i tij politik, po vazhdon edhe gjatë qeverisjes së tij, ndonëse shuarja e AKP-së kishte qenë një nga premtimet më të mëdha të Kurtit sa ishte në opozitë. Por, 7 vite më pas, AKP-ja jo vetëm që nuk është shuar, por vazhdon të shesë prona përmes negocimit direkt, madje në disa raste me çmime prej vetëm 4 eurosh për metër katror.

E pikërisht për këtë gjë Hoxha përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar me AKP-në, duke iu referuar shuarjes së saj, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Mirëmëngjesi edhe për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila u shua pardje”, ka shkruar Hoxha.

Reagimi i tij vjen pas hulumtimit të Gazetës Infokus, ku dje u raportua se gjatë vitit 2025, AKP-ja kishte shitur 54 prona përmes negocimit direkt, me çmime që në raste të caktuara fillonin nga vetëm 4 euro për metër katror./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy