Fokus

Azdren Shala thumbon Kurtin pas raportimit të Infokus: “Atë që e denoncojnë te të tjerët, vetë e bëjnë me mburrje”

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 21 Tetor 2026

Opinionisti Azdren Shala ka reaguar lidhur me raportimin për shitjen e 54 pronave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes negocimit direkt gjatë vitit 2025, shkruan Gazeta Infokus.

Shala, përmes një reagimi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe mbështetësit e tij, duke e lidhur debatin për privatizimin e pronave me atë që ai e cilëson si standard të dyfishtë në politikë.

Ai ka përmendur edhe Ramush Haradinajn dhe Sami Lushtakun, duke pretenduar se ata kanë privatizuar prona me çmime prej rreth tri eurosh për ari.

-Advertisement-

“Na patën lodhë tu na shitë moral, qysh Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku kanë privatizue prona për kah 3 euro arin. A po e shihni sa të poshtër janë këta komunistat? Këtyre nuk ju pengon asnjë fenomen. Veç autorësia e fenomenit.”, ka shkruar Shala.

Në reagimin e tij, Shala ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Kurti i sheh kundërshtarët politikë, duke iu referuar një ideje që ia atribuon shkrimtarit Xhek London.

“Atë që e denoncojnë te të tjerët, vetë e bëjnë me mburrje. A e dini pse? Sepse vuajnë prej atij kufizimi mendor që na e mëson Xhek London: Kurti mendon se vetëm e drejta, shijet edhe nevojat e tij kanë rëndësi; të tjerët që nuk janë si Kurti, janë për t’u mëshiruar.”

Shala ka vazhduar kritikat ndaj Kurtit, duke e lidhur formimin e tij politik me komunizmin, ndërsa Haradinajn dhe Lushtakun i ka përshkruar si kundërshtarë të atij sistemi.

“Kurti bën sepse është urban i ngjizur në komunizëm. Ramushi e Samiu jo, se janë katundarë që e kanë luftue atë sistem që Kurtin e ka bërë urban. Ky pra është pozicioni i kësaj kërme që kundërmon, e ne e kemi kryeministër.”, ka përfunduar Shala.


EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy