“Dikur gratë kishin turp të flisnin për kancerin” – Nafije Latifi rrëfen si e ktheu dhimbjen në mision për gratë e tjera
Autori: Gazeta inFokus
08:47 | 19 Tetor 2026
Përballja me kancerin e gjirit, mungesa e mundësive për trajtim në Kosovë dhe shpenzimet e papërballueshme për mjekim jashtë vendit ishin vetëm disa nga sfidat që Nafije Latifi kaloi pas diagnostikimit me këtë sëmundje. Por përvoja e saj e vështirë u shndërrua më vonë në një mision për t’u ardhur në ndihmë grave të tjera që përballeshin me të njëjtën diagnozë.
Në një rrëfim për emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmanin, në Gazetën Infokus, themeluesja e Shoqatës JETA/VITA ka kujtuar periudhën kur u diagnostikua me kancer të gjirit, vështirësitë e trajtimit dhe rrugëtimin që e shtyu të angazhohej për ndërgjegjësimin e grave në Kosovë.
Latifi ka treguar se ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit, për të cilën i nevojiteshin ndërhyrja kirurgjike, kimioterapia, radioterapia, terapia e cakut dhe ajo hormonale. Megjithatë, sipas saj, në atë periudhë këto trajtime nuk ishin të mundura në Kosovë.
“Asnjë prej këtyne nuk kanë qenë këtu të mundshme. Të gjitha jashtë vendit, dhe të gjitha jashtë mundësisë së familjes, aq të kushtueshme”, ka rrëfyer ajo.
Pavarësisht mbështetjes së bashkëshortit dhe familjes, Latifi thotë se mundësitë financiare nuk mjaftonin për të përballuar të gjitha shpenzimet e trajtimit. Përveç barrës ekonomike, ajo kujton edhe ndikimin e rëndë emocional që kishte shkaktuar diagnoza.
“Sidoqoftë, unë jam përballur shumë rëndë, shumë rëndë e kom pasë. Ndoshta ka gra që e pranojnë ma me lehtësi, por nuk besoj”, është shprehur Latifi.
Pikërisht vështirësitë që kishte përjetuar gjatë diagnostikimit dhe trajtimit e shtynë të mendonte për krijimin e një organizate që do t’u qëndronte pranë grave të tjera.
“Ishin vështirësitë nëpër të cilat kalova që më shtynë të mendoj një formë të ndihmesës për gratë, për gratë tjera. Dalëngadalë erdhëm deri te ideja, me familjarë, me miq, me shoqëri, që të themelojmë një shoqatë”, ka treguar ajo.
Kështu lindi Shoqata JETA/VITA, përmes së cilës Latifi dhe bashkëpunëtorët e saj nisën organizimin e ligjëratave dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese në qytete të ndryshme të Kosovës.
Ajo kujton se për shumë vite aktivitetet janë zhvilluar në baza vullnetare, ndërsa mjetet financiare janë orientuar drejt nevojave të pacienteve.
Por, përveç mungesës së shërbimeve të specializuara shëndetësore, një tjetër pengesë e madhe për gratë ishte stigma shoqërore. Sipas Latifit, dikur shumë paciente zgjidhnin të mos flisnin publikisht për sëmundjen, nga frika e paragjykimeve.
“Ka qenë njëfarë stigme që sëmundja e kancerit të gjirit është sëmundje për të cilën nuk flitet, është turp, është vështirë, është rëndë”, ka deklaruar ajo.
Latifi ka kujtuar se para vitit 2011, sipas saj, në Kosovë mungonin edhe shërbimet e specializuara onkologjike, duke e bërë më të vështirë diagnostikimin dhe trajtimin e pacienteve.
Edhe pse vlerëson se ndër vite është shënuar përparim në ndërgjegjësimin e grave, themeluesja e JETA/VITA thotë se frika nga një diagnozë e mundshme vazhdon të jetë pengesë për kryerjen e kontrolleve shëndetësore.
“Sidomos frika i pengon gratë që të shkojnë në kontrolle”, ka thënë ajo, duke kujtuar rastet kur gra me shqetësime shëndetësore hezitonin të kërkonin ndihmë.
Një tjetër shqetësim që Latifi ka ngritur gjatë intervistës lidhet me rastet e kancerit të gjirit te gratë në moshë të re.
“Ne kemi pasur raste në Klinikën e Onkologjisë edhe në Klinikën Torakale, të kemi vajza të reja, femra të reja, rreth moshës 30 vjeç”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, krahas ndërgjegjësimit individual, nevojitet edhe angazhim më i madh institucional për zbulimin e hershëm të sëmundjes. Latifi ka kritikuar mungesën e një programi të organizuar të skriningut në Kosovë, duke theksuar se kontrollet parandaluese nuk duhet të kryhen vetëm kur shfaqen shqetësime.
Ajo u ka bërë thirrje grave që të marrin vetë iniciativën për kontrolle, ndërsa familjarëve që t’u qëndrojnë pranë pacienteve gjatë diagnostikimit dhe trajtimit.
Pas më shumë se dy dekadash nga përballja me diagnozën, Nafije Latifi vazhdon angazhimin e saj për gratë me kancer të gjirit. Përmes historisë personale, ajo synon t’u përcjellë shpresë atyre që sapo janë diagnostikuar me këtë sëmundje.
“Vetë fakti që unë, me 22 vjet përvojë me kancer, jam ende gjallë dhe ende punoj, është një motiv për ato gra dhe ata persona që përballen me sëmundjen tash, se kjo sëmundje nuk është gjithherë vdekjeprurëse”, ka deklaruar Latifi.
Për të, ndryshimi i madh ndër vite është edhe mënyra se si shoqëria kosovare e trajton sot kancerin e gjirit. Nga një temë për të cilën dikur gratë hezitonin të flisnin, kjo sëmundje tashmë është në qendër të fushatave të ndërgjegjësimit, veçanërisht gjatë Muajit Rozë.
Megjithatë, mesazhi i saj mbetet i njëjtë: gratë të kujdesen për shëndetin, të mos i neglizhojnë kontrollet dhe të kërkojnë ndihmë profesionale me kohë.
“Kjo sëmundje mund të përballohet dhe njerëzit duhet të vazhdojnë jetën. Duhet të gjejnë forcën në vete për të vazhduar sa më gjatë dhe sa më mirë”, ka përfunduar Latifi./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































